Brazili ka arritur të fitojë në shifrat 0-1 ndaj Japonisë. Neymar vendosi për fitoren e këtij takimi nga pika e bardhë e penalltisë. Si gjithmonë, lojtari i PSG ka saktësi të madhe nga 11-metrat duke e hedhur portierin kundërshtar në krahë të kundërt.
Por ajo që ka tërhequr më shumë vëmendje ishte një pasim magjik nga ana e Neymar. Ky i fundit arriti të nxjerr blof gjithë prapavijën e Japonisë, por për fatin e keq, shoku i skuadrës goditi shtyllën dhe nuk e finalizoi në mënyrën më të mirë. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
What a pass by Neymar pic.twitter.com/zwacw1V5FO
— Nightmonkey? (@Nightmonkey828) June 6, 2022