Robert Levandovski nuk di të ndalet këtë sezon me Bajerni te Mynihut. Edhe pse pandemia pritej të sillte ulje në formën e futbollistëve, sulmuesi polak duket i paprekur nga ky aspekt. Futbollisti i klubit bavarez ka shkuar në kuotën e 43 golave në total deri më tani me fanellën e Bajernit, duke shtuar një tjetër perlë në listën e tij të gjatë të golave.
Në fitoren e gjigantëve gjermanë kundër Fortunës së Dyzeldorfit, Levandovski ka tundur rrjetën dy herë, ndërsa nuk ka ngurruar ta bëjë një gjë të tillë edhe duke dhuruar spektakël. Sulmuesi polak ka mposhtur portierin kundërshtar me finte në golin e dytë personal në këtë takim dhe të 4-tin për skuadrën, duke i mrekulluar të gjithë me magjinë e krijuar prej këmbëve të tij. Padyshim që një gol i tillë Meriton vetëm të duartrokitet./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/canligol/status/1266789483166552085