Janë mbyllur edhe ndeshjet e treta në Grupin B të Kupës së Afrikës, me Madagaskarin që vijon të mrekullojë, teksa mposhti pastër 2-0 Nigerinë, duke e mbyllur në vendin e parë fazën e grupeve.
Fillimisht ishte Nomenjanahari, i cili përfitoi nga një gafë foshnjërake e mbrojtjes nigeriane, duke çuar në avantazh të tijtë. Më pas, në minutën e 53-të ishte Andria që dyfishoi shifrat me anë të një goditje dënimi.
Nga ana tjetër, Guinea mposhti lehtësisht Burundin me shifrat 2-0. Një sfidë që u “vendos” që në minutën e 12-të, pasi Burundi mbeti me 10 lojtarë. Jatara shënoi dy herë për Guinean, me këta të fundit që renditen të tretët pas Nigerisë. Pavarësisht kësaj, Guinea mund të kualifikohet në fazën tjetër si një ndër vendet e treta më të mira.