VIDEO/ Lukaku-Martinez mposhtin Lazion, Interi rrëmben kreun e klasifikimit në Serie A

Interi mer kreun e klasifikimit të Serisë A, duke mposhtur Lazion me rezultatin 3-1. Zikaltërit shënuan dy herë me Lukakun dhe Lautaron, që rezultojnë të jenë dyshja më e mirë e kampionatit italian. Golin e vetëm për Lazion e shënoi Escalante.

Edhe pse kryeqytetasit ishin zotërues të mesfushës, duke mbajtur qarkullimin e topit në gati 60%, Interi është më kompakt dhe më kërkues i golit. Duke parë që Imobile nuk ishte në ritmin e duhur, trajneri lacial, Simone Inzagi e zëvendësoi me Vedat Muriqin, i cili provoi të ndryshonte gjithçka, por ishte e pamundur.

Nga ana tjetër, ky rezultat mund të jetë i dobishëm për Tomas Strakoshën, pasi 3 golat e pësuara nga Reina, mund të ndryshojë diçka në pozicionin e portierit./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

https://twitter.com/BestOfSerieA/status/1361061818203054081

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online