Interi është eliminuar nga “Champions League” pas barazimit pa gola që arriti kundër Shakhtar Donetsk. E njëjta histori vazhdon për zikaltërit, duke dalë nga ky kompeticion që në fazën e grupeve. Në minutën e fundit të takimit, Lukaku është shndërruar në ëngjëllin mbrojtës të kundërshtarit. Pas një krosimi të bukur nga goditja e këndit, Sanchez ka surprizuar me kërcimin e tij duke fituar duelin ajror dhe topi ishte nisur në drejtim të portës.
Megjithatë për të mos vendosur në vështirësi portierin kundërshtar mendon Lukaku teksa i pozicionuar keq në atë moment i heq mundësinë Interit për të rrezikuar seriozisht kundërshtarin. Sigurisht që fati i keq ka prekur sulmuesin e zikaltërve pasi ishte një prej lojtarëve që po jepte më shumë kontribut për skuadrën. /Sport Ekspres/
Grazie?? #Lukaku #InterShaktar pic.twitter.com/oSdiktcEne
— Beno (@Tucuumano) December 9, 2020
Ulan lukaku.. pic.twitter.com/7qhWGX78Go
— ????? (@yasintaytekin00) December 9, 2020