VIDEO/ Çfarë zhgënjimi për Interin! Reali merr kreun dhe zikaltrit prekin fundin, vendosen fatet e grupit të çudive

Një zhgënjim i padiskutueshëm ishte ky sezon i Champions League për Interin. Zikaltrit i thonë lamtumirë Europës dhe prekin fundin mbrëmjen e sotme. Djemtë e Antonio Kontes nuk kanë shkuar dot më larg se një barazim 0-0 në “San Siro” kundër Shaktjorit të Donjetskut. Mjaftonte një gol për të ndryshuar gjithë tabelën e klasifikimit, por skuadra italiane nuk ia doli të tundte rrjetën e ukrainasve.

Interi e mbyll kështu në vendin e fundit fazën e grupeve në Champions, duke shtuar kështu zemërimin e tifozëve me trajnerin e tyre. Ndërkohë në krahun tjetër Reali nuk ka hedhur një hap fals këtë herë. “Los Blancos” kanë shfaqur një tjetër fytyrë kundër Monshengladbah, duke fituar 2-0 me dy gola të Karim Benzema. Kjo fitore i jep kreun e grupit “galaktikëve” dhe tashmë Zidanë mund të shijojë pak qetësi në pankinë.

Kështu fatet e grupit të çudive janë vendosur përfundimisht, teksa Reali i Madridit me Monshengladbah vazhdojnë rrugëtimin në fazën e 1/16-ve, ndërsa Shaktjori i Donjetskut sigurin një vend në Europa League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

https://twitter.com/AdemolaVictorTv/status/1336771475559346180

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online