VIDEO/ Luka Modriç është rast i rrallë në botën e futbollit, merr duartrokitjet e gjithë tifozëve kundërshtarë

Lojtarë që arrijnë të shuajnë rivalitetin në fushën e lojës dhe gëzojnë respektin e kundërshtarëve janë të rrallë në historinë e futbollit. Një prej tyre është Luka Modriçi. Mesfushori kroat renditet ndër të paktët futbollistë që bën edhe tifozët rivalë ta duartrokasin.

Një skenë e rrallë ka ndodhur në ndeshjen mes Kadizit dhe Realit të Madridit, që ka si protagonist kryesor pikërisht Modriçin. 38-vjeçari është zëvendësuar gjatë ndeshjes nga Ançeloti, por pavarësisht se gjendej në një stadium “të huaj”, është ndjerë si të ishte në “Santiago Bernabeu”. Tifozët e Kadizit kanë shoqëruar me duartrokitje dhe brohorima kroatin, duke treguar respekt maksimal ndaj tij. Një sjellje që shumë pak lojtarë mund ta përjetojnë./Halit Delibashi-Sport Ekspre/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online