VIDEO/ Luka Modric e anashkalon dhe nuk i kthen asnjë përgjigje, gazetari nga Serbia i kërkoi intervistë

Luka Modric dhe Kroacia kanë arritur që të fitojnë medaljen e bronzit në ndeshjen ndaj Marokut. Para këtij takimi, presidenti i Serbisë, Vucic, është shprehur se do të mbështeste Marokun në këtë takim pasi nuk e kanë njohur Kosovën dhe janë vëllezërit e tyre. Por përtej kësaj deklarate, dihen se marrëdhëniet nuk janë aspak të mira mes këtyre shteteve.

Modric ka ndaluar që të bëjë disa fotografi me gazetarët pas ndeshjes së djeshme. Por një gazetar i medias nga Serbia “B92” ka dashur që ta shfrytëzojë këtë moment për të bërë një intervistë me Modric, sa i përket ndeshjes me Marokun. Mesfushori kroat e ka anashkaluar duke e parë dhe ka kaluar më tej. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *