VIDEO/ Lojtari shqiptar shënon gol në Serbi, i tund rrjetën Crvena Zvezdës në Champions League-n e të rinjve

Ndeshja Crvenza Zvezda U19 – Stuttgart U19, e vlefshme për Youth League, ka përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. Skuadra gjermane ka gjetur mjaft herët rrugën e rrjetës. Ishte një lojtar shqiptar ai që tundi rrjetën në Serbi.

Eliot Bujupi mashtroi me lëvizjet e tij dy kundërshtarë në zonë dhe më pas, në minutën e 5 e dërgoi topin pas shpinës së portierit. Ndërkohë goli i barazimit u shënua në minutën e 60 nga Kostovi./Sport Ekspres/