VIDEO/ Lojtari shqiptar i shënon Fenerbahçes, goli vlen vetëm për statistikë ndaj gjigantëve turq

Fenerbahçe dhe Istanbulspori janë përballur sot në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Turqisë. Ishte nëndetësja verdheblu ajo që në fund siguroi kalimin në fazën pasardhëse. Gjiganti turk fitoi me rezultatin 3-1, duke mos e diskutuar në asnjë moment kualifikimin. King shënoi në minutën e 31-të, ndërsa vetëm 3 minuta më vonë Batshuai dyfishoi rezultatin.

Në pjesën e dytë ishte sërish sulmuesi belg ai që i dërgoi shifrat në 3-0. Goli i nderit për Istanbulsporin erdhi në sekondat e fundit të takimit dhe mban autorësinë e një lojtari shqiptar. Jetmir Topalli gjendet në vendin e duhur dhe në kohën e duhur për të shtyrë topin në rrjetë, pas një goditje fantastike nga distaca që tronditi traversën e Fenerbahçes. Fatkeqësisht goli i Topallit vlen vetëm për statistikë, pasi fati i këtij takimi ishte vulosur më herët./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *