Lukaku kaloi formën e jetës te Interi dhe shumëkush ka nxituar për ta cilësuar Belgjikën si fituese të Europianit pasi kishte sulmuesin më në formë të momentit. Megjithatë edhe njëherë tjetër u tregua se futbollisti në fjalë nuk mund ta mbajë mbi shpatulla Belgjikën.
Një rast i pastër është humbur në minutën e 61 ndaj Italisë, me Spinazolën që mori rolin e heroit. Sulmuesi i Interit nuk arriti që të dërgonte topin në rrjetë duke qenë vetëm një hap larg rrjetës. Gafë kjo që i kujton kohën e vjetëra, ndërsa padyshim që performanca e tij në këtë Europian nuk mund të konsiderohet e nivelit më të lartë. /Sport Ekspres/