Europiani ishte vitrina më e mirë, klubi spanjoll pret të mbushë arkat me futbollistin shqiptar

Maqedonia e Veriut është larguar nga ky Kampionat Europian pa shijuar asnjë pikë të vetme, megjithatë eksperienca ka qenë shumë e vyer për të gjithë lojtarët e saj. Enis Bardhi është një nga lojtarët e rëndësishëm të kësaj përfaqësueseje, që në Euro 2020 la një paraqitje të mirë në fushën e lojës.

Për këtë arsye në Spanjë kanë nisur të fërkojnë duart. Levante është në vështirësi financiare dhe kërkon të përmirësojë financat e saj duke shitur lojtarë. Drejtuesit e klubit të La Liga mendojnë se emri i duhur për të mbushur arkat e tyre është pikërisht Bardhi. Europiani ishte vitrina më e mirë për të dhe sipas raportimeve nga Spanja te Levante presin oferta nga Anglia për mesfushorin shqiptar./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online