Sadio Mane është një futbollist që aktualisht është në qendër të vëmendjes. Futbollisti i kombëtares senegaleze u bë lojtar i ri i Bajernit dhe kështu përfundoi një periudhë fantastike te Liverpul. Mane do të mbërrijë në Gjermani mëngjesin e së martës dhe në të njëjtën ditë janë planifikuar ekzaminimet mjekësore në ambientet e Bajernit.
Pas kësaj ai do të nënshkruajë një kontratë trevjeçare dhe do të prezantohet zyrtarisht. Liverpul do të fitojë rreth 32 milionë euro nga shitja e lojtarit të tyre më të mirë, plus një bonus gjashtë milionë euro që do të varet nga numri i paraqitjeve të Mane në fanellën e klubit të ri.
ESPN publikoi sot një video nga një ndeshje e Champions League për nder të Manes. Menjëherë pasi Mane doli nga loja, ai thirri djalin që po mblidhte topa dhe i dha një fanellë, e më pas e përqafoi. Gjithçka nuk mund të kalonte pa buzëqeshjen e dallueshme të Manes. Ky njeri ka një zemër të madhe. /Sport Ekspres/
Sadio Mane has one of the biggest hearts in football ??
(via @ChampionsLeague)pic.twitter.com/gcdyS1PCs4
— ESPN FC (@ESPNFC) June 18, 2022