Simone Inzagi i ka besuar disa minuta Belanovës në ndeshjen e sotme kundër Torinos. 22-vjeçari u aktivizua në minutën e 77, por do të bëhej protagonist i një momenti qesharak gjatë lojës. Mbrojtësi i krahut të djathtë shtyn përpara në mesin e fushës dhe teksa sheh kundërshtarin në distancë për t’i rrëmbyer topin vendos të bëjë “show“ për tifozët.
Belanova provon të realizojë disa numra shpejtësie me këmbët e tij, por në vend që t’i fshehë topin kundërshtarit ngatërrohet me këmbët e tij. Futbollisti i zikaltërve humbet ekuilibrin dhe rrëzohet përtokë, por e reagon shpejt dhe ngrihet përsëri për të marrë zotërimin e topit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Bellanova full of Energy, full of sprite https://t.co/JkZEfZXtST
— Maicuntent #cardinalein (@Maicuntent1986) September 10, 2022