Në mbrëmjen e djeshme, në Europa League është zhvilluar edhe dueli mes Feynord-Midtylland në Roterdam. Vëmendjen kryesore në këtë takim e mori futbollisti i vendasve, Macos Lopez. Lojtari nga Peruja ka gjetur një mënyrë të re sesi mund të kalosh kundërshtarin.
Pasi e pa të pamundur sesi mund ta kalonte topin mbi rivalin e tij, ai përdori dorën, si të ishte duke luajtur në kalçeto dhe në futbollin pa rregulla. Kështu lojtari i Feynord ka kërkuar që të mashtrojë arbitrin dhe për më tepër, bëri sikur nuk e dëgjoi vërshëllimën dhe po vazhdonte aksionin. /Sport Ekspres/