Lojtarët shqiptarë po shkojnë me një formë mjaft të mirë drejt transfertës kundër Polonisë. Pas golit të Uzunit, dy futbollistë të tjerë të Kombëtares kanë qenë protagonist me ekipet e tyre mbrëmjen e sotme. Kristjan Asllani ka dhënë asist në fitoren 4-0 të Beshiktashit kundër Goztepes. Mesfushori i bardhezinjve dha pasimin që më pas solli golin e 2-të të ndeshjes.
Ndërkohë, asist ka dhënë edhe Nedim Bajrami. Ky i fundit hyri në fushën e lojës në minutën e 78, por vetëm 2 minuta më vonë arriti të shndërrohej në protagonist. Bajrami dha asistin për golin e parë të Rejnxhërsit, duke hapur kështu rrugën drejt barazimit 2-2 kundër Livingstonit./Sport Ekspres/