Enea Jorgji ka gjykuar një nga ndeshjet më të rëndësishme zyrtare të karrierës së tij. Arbitrit shqiptar iu besua takimi mes Ferencvaros dhe Monaco në Europa League. Janë dy skuadra që gjenden përkatësisht në vendin e parë dhe të dytë në grupin H. Një mbrëmje me përgjegjësi dhe shumë kartonë të verdhë janë nxjerrë nga Jorgji.
Momenti më delikat i takimit ka qenë minuta e 31. Ben Yedder do të realizonte një gol fantastik, por lojtarët vendas kanë rrethuar arbitrin shqiptar për të kërkuar anulimin e tij pasi pretendonin për një faull në vazhdim të aksionit. Megjithatë Jorgji ishte i bindur në vendimin e marrë dhe goli do të akordohej për Monacon. /Sport Ekspres/