VIDEO/ Lojtarët e Atletiko Madridit po festonin golin, Pique dhe Sergio Busquets u grindën në fushë

Atletiko Madrid dhe Barcelona kanë zhvilluar derbin në javën e tetë të La Liga. Goli i parë do të vinte në minutën e 22 me Lemar që shfrytëzoi pasimin e Suarez duke mos gabuar para portierit kundërshtar.

Por teksa te lojtarët e Atletiko Madridit nisi festa, në krahun tjetër kishte shumë për të diskutuar. Pique është parë duke u grindur me Busquets për momentin e golit, me dy lojtarët që nuk ishin aspak dakort me mendimet e njëri-tjetrit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *