Ka përfunduar me rezultatin 1-0 sfida mes Leiçesterit dhe Liverpulit. Goli i shënuar nga Lukmen në minutën e 59 të takimit ka qenë vendimtar, duke i dhënë tre pikët skuadrës së tij. Të kuqtë e mbyllin vitin 2021 me humbje dhe lëshojnë terren në lu.ftën për titullin kampion.
“Dhelprat” ndalin vrullin e Liverpulit dhe i bëjnë nder Guardiolës, teksa tashmë diferenca mes dy ekipeve shkon në 6 pikë. Gara për titull kampion këtë sezon është mjaft e fortë, teksa edhe Çelsi ndodhet me pikë të barabarta me Liverpulin dhe synon që në fund të kampionatit të kurorëzohet fituese e Premier Ligës./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lookman puts Leicester ahead 1-0 #LEILIV https://t.co/LMyQZ8Ze7I
— ?(14) (@realmadrid3412) December 28, 2021