Liverpuli po shkëlqen nën drejtimin e Arne Slotit. Të kuqtë kanë marrë një tjetër fitore të rëndësishme, këtë herë kundër një klubi me peshë të madhe si Reali i Madridit. Liverpuli ka dominuar dhe ka mposhtur me rezultatin 2-0 madrilenët në “Enfild”.
Golat për skuadrën angleze u shënuan nga Mek Allisteri në minutën e 52-të dhe nga Gakpoja në minutën e 77. Liverpuli kishte mundësinë të shënonte edhe golin e tretë në këtë përballje, por Salah gaboi nga pika e bardhë e penalltisë në pjesën e dytë të lojës. Me këtë fitore ekipi i Slotit udhëheq renditjen në Ligën e Kampionëve. Ndërkaq, Reali i Madridit e gjen veten në vendin e 24-t, duke rrezikuar eleminimin që në fazën e parë të turneut më të lakmuar për klube./Sport Ekspres/
GAKPO MAKES IT TWO WHAT A PERFORMANCE FROM LIVERPOOL!!! pic.twitter.com/74LyMR94Gm
— The 44 ?? (@The_Forty_Four) November 27, 2024