Sezoni nis në mënyrën më të mirë të mundshme për Liverpool-in. Ekipi i Klopp-it ka fituar mbrëmjen e sotme trofeun e parë. Pas humbjes së kampionatit në ndeshjen e fundit, trajneri gjerman është “hakmarrë“ ndaj Guardiolës në finalen e Superkupës së Anglisë, e cila ka përfunduar në duart e tij.
Alexander-Arnoldi ishte i pari që gjeti rrugën e rrjetës në minutën e 21-të, ndërsa City-t iu desh të priste gjatë për të barazuar përkohësisht shifrat. Alvares kthen baraspeshën në minutën e 70, por në të 83-të Mohamed Salah përkthen në gol një 11 metërsh për Liverpool-in. E si për të shuar çdo shpresë të mundshme të Manchester City-t, Nunez tund rrjetën në minutën e 94-t, duke çuar peshë tifozët e Liverpool-it në stadium./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Impacto imediato de Darwin Núñez. Mas quiseram julgar o cara por uma má atuação num amistoso de pré-temporada…
Fede a gol. ?? pic.twitter.com/oaYPlQxqYO
— Tiro de Canto (@tirodicanto) July 30, 2022