Liverpool konfirmon edhe një herë formën e jashtëzakonshme të këtij sezoni, duke shkatërruan në shifrat 4-0 Crystal Palace. Një përballje e kthyer në një ndeshje stërvitore për ekipin e Klopp, që tani shkon në kuotën e 86 pikëve, plot 23 më tepër se Manchester City i vendit të dytë. Sytë janë të gjithë të kthyer nga ekipi i Guardiolës, pasi në një hap fals në ndeshjen e nesërme ndaj Chelsea-t do i jepte titullin të kuqve.
Seria e golave do të hapej nga Trent Arnold, i cili dhuron një kryevepër nga goditja e dënimit, me topin që e dërgon në trekëndësh. Vetëm një minutë para se të përfundonte pjesa e parë Salah shënon të dytin për skuadrën e tij. Ndërkohë pjesa e dytë do të rezervonte edhe dy gola të tjerë për Liverpool. Në minutën e 55 Fabinho i mahnit të gjithë me perlën e tij nga distanca, ndërsa vend në listën e golashënuesëve të takimit do të kishte edhe për Mane, i cili finalizon me sukses një askion fantastik të Liverpool./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Trent Alexander-Arnold, take a bow! ? https://t.co/ZpksUTJ4jT
— SportingMatrix (@Sporting_Matrix) June 24, 2020
Poucas coisas são mais bonitas que esse gol do Fabinho do meio da rua. https://t.co/KT6SWyfPa6
— Anfield BR Vídeos (@anfieldbrvideos) June 24, 2020