Anis Mehmeti ka nisur me këmbën e mbarë sezonin e ri në Angli. Mesfushori me tipare sulmuesi është treguar spektakolar kundër Burton-it, teksa ka shënuar një gol në stilin e Lionel Messi-t. Mehmeti ka marrë “zvarrë“ çdo lojtar kundërshtar që i ka dalë përpara, ndërsa në fund goditja e tij është ndalur në rrjetë.
Goli i shënuar nga futbollsti shqiptar në minutën e 16 i dërgoi shifrat në 2-0, ndërsa më parë kishte shkudur rrjetën Wheeler-i. Goli i tretë erdhi në minutën e 30 dhe mban si autor Scowen-in. Wycombe Wanderers merr kështu tre pikët e para në kampionat./Halit Delibashi-Sport Ekspres/