Legia e Varshavës ka befasuar jo pak me rezultatin e sotëm. Ekipi polak rilind në ndeshjen e parë të Vukoviçit në krye të pankinës. Legia ka mposhtur me shifrat e thella 4-0 Zaglebie Lubinin dhe me tre pikët e marra sot del nga zona e ftohtë e tabelës së renditjes.
Rafael Lopes shënoi dy gola në pjesën e parë të takimit, ndërsa pak minuta pasi nisi e dyta fillimisht Pekhart dhe më pas Holownia tundin rrjetën. Goleadën e Legias e përjetuan nga afër edhe tre lojtarët shqiptarë. Kastrati hyn në fushë i pari në minutën e 57, ndërsa në të 71-tën në lojë aktivizohen edhe Çelhaka me Muçin. Megjithatë rezultati ishte vulosur më parë dhe futbollistët shqiptarë nuk arritën të ishin protagonist në ndeshje./Halit Delibashi-Sport Eskspres/