Legia ka humbur në shifrat 1-0 në transfertë ndaj Slask. Ernest Muçi u aktivizua në pjesën e dytë të takimit, ndërsa do të ndalej nga shtylla në minutën e fundit pas një tjetër goditje që prodhoi nga distanca. Por edhe në golin që u pësua nga Legia dhe që vendosi takimin, sulmuesi shqiptar ishte protagonist, por jo aq sa gjyqtari anësor. Muçi arriti të devijonte topin nga futbollisti kundërshtar dhe sfera shkoi te lojtari tjetër i Slask që vinte nga pozicioni jashtë loje.
Anësori ngriti flamurin për një moment duke akorduar pozicionin jashtë loje dhe futbollistët e Legias e ndërprenë lojën. Por në fraksion sekondi gjyqtari anësor ka anuluar vendimin e tij dhe ka lënë lojën në vazhdim pasi topi ishte prekur nga Ernest Muçi, atje ku do vinte goli. Një gafë e madhe kjo e anësorit që ndikoi tërësisht në rezultat me sjelljen e tij dhe padyshim që goli në fjalë ishte më i çuditshmi që kemi parë në vitet nga elita e futbollit në Poloni. /Sport Ekspres/