Legia e Varshavës është rikthyer që të luajë në kampionatin polak pas pushimit të gjatë dimëror. Kampionët e Polonisë kanë arritur që të fitojnë me shifrat 1-3 ndaj Zalgebie. Kastrati ishte jashtë listës së lojtarëve të thirrur, ndërsa Celhaka dhe Muci e nisën nga stoli. Ky i fundit do të aktivizohej në minutën e 71 të takimit, pa arritur që të lërë gjurmë.
Ndërkohë Jurgen Celhaka e ka bërë punën e tij në ato pak minuta aktivizimi. Trajneri serb, Vukovic, e aktivizoi mesfushorin në minutën e 86. Nuk kaluan as dy minuta ku pas një dueli të fituar në ajër nga ana e Celhakës, topi përfundon si një asist perfekt për Wszolek, i ndihmuar edhe nga devijimi i kundërshtarit, duke i dërguar shifrat në 1-3. /Sport Ekspres/