Milani largohet i turpëruar nga “Olimpico”. Kuqezinjtë kanë marrë 4 “shuplaka” nga Lazio mbrëmjen e sotme, të cilat e largojnë gjithnjë e më shumë nga gara për titullin kampion. Milinkoviç-Saviçi hapi serinë e golave që në minutën e 4-t, ndërsa në të 38-n Zaccagni dyfishoi rezultatin.
Bardhekaltrit shënuan dy gola të tjerë në pjesën e dytë të ndeshjes. Luis Alberto shndërrroi në gol një 11 metërsh në minutën e 67, ndërsa Felipe Anderson i jep goditjen e “knock out”-it Milanit në minutën e 75. Pioli po “lan duart” me titullin kampion, teksa kjo është ndeshja e katërt kur kuqezinjtë kanë hedhur një hap fals në kampionat. Ndërkohë Lazio e Sarrit ngjitet në vendin e tretë me 37 pikë të grumbulluara dhe sheh më afër Napolin, që tashmë gjendet 13 pikë larg./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Lazio 4 a 0 Milan
Felipe Anderson quatro jogos seguidos marcando golsBaila y baila ??pic.twitter.com/9UEFO07uYd
— César Costa (@cesar21costa) January 24, 2023
Serie A ??
Gol de Lazio
2-0
Mattia Zaccagni ???pic.twitter.com/abdWSdrgZi— FutbolGol12 (@Gol12Futbol) January 24, 2023