VIDEO/ Lautaro Martinezi shpëtoi Interin nga turpi, Real Sociedadi kërcënoi 14 herë portën e nënkampionëve të Europës

Sezoni i ri në Ligën e Kampionëve nuk ka nisur aspak ashtu siç pritej për Interin. Zikaltrit hynë në fushë me petkun e nënkampionit të Europës, por ky titull nuk u reflektua aspak në lojë. Real Sociedadi befasoi ekipin e Inzagit që në minutën e 4-t, kur Mendezi e dërgoi topin në rrjetë dhe ndezi festën e tifozëve bardhekaltër.

Skuadra spanjolle ishte e pafatë mbrëmjen e sotme, pasi goditi ndër të tjera traversën dhe provoi të kërcënonte plot 14 herë Interin, ndërkohë që këta të fundit patën vetëm 6 tentativa për gol. Megjithatë Real Sociedadi nuk mundi të merrte dot tre pikët. Lautaro Martinezi shpëtoi Interin nga turpi, teksa fiksoi shifrat në 1-1 pas një goli të shënuar në minutën e 87 të ndeshjes./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online