Indrit Tuci ka bërë një hap përpara në karrierë. Sulmuesi është prezantuar te Sparta e Pragës, atje ku do të gjejë edhe Qazim Lacin. Futbollisti shqiptar shfrytëzoi momentin e mirë te Lokomotiva dhe kaloi në Çeki.
Tuci e ka thënë hapur se objektivi i tij është kalimi në Europianin e Gjermanisë, ndërsa po aq mirë e dintë faktin se Lokomotiva nuk ia jepte këtë mundësi. Ndërkohë mënyra sesi Sparta e Pragës e prezantoi ishte tërheqëse. Tuci telefononte Qazim Lacin, shihte golat e mesfushorit shqiptar dhe Qazimi i uronte mirëseardhjen te ekipi i ri. /Sport Ekspres/
? Uvidíme se na Letný, Qazime ??? #acsparta pic.twitter.com/PVSiylGL3W
— AC Sparta Praha (@ACSparta_CZ) December 29, 2023