Laci-Egnatia 0-3 Velkosvki autogol 21′, Kasa 54′, Fernando 67′
Laçi po shkon gjithmonë e më keq nisur nga rezultatet e fundit. Pasi po vuan në kampionat dhe po diskuton mbijetesën, kurbinasit mbyllën derën e vetme që mund t’i dërgonte në Europë, Kupën e Shqipërisë. Për më tepër mënyra sesi ka humbur ndaj Egnatias sot në shtëpi nuk lë vend për shumë shpresë.
Egnatia arriti të fitonte më shifrat 0-3 në transfertë për të siguruar kalimin në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Autogoli i Velkovskit i hapi rrugën suksesit të Egnatias, i ndjekur nga golat e Redi Kasës dhe Fernandos. Një arritje e madhe kjo e Egnatias që kërkon të arrijë shumë në këtë sezon. /Sport Ekspres/
Laçi: Selmani; Roganovic, Velkoski, Turkaj, Ziko, Manellari, Ujka, Babatunde, Spahiu, Shkurtaj, Guindo Trajner: Gentian Mezani
Egnatia: Sherri; Fangaj, Malota, Atanda, Memolla, Agbekpornu, Fernando, Pualauskas, Jackson, Kasa, Dwamena Trajner: Edlir Tetova