Egnatia duket tërësisht me një fytyrë tjetër në këtë sezon. Ndryshe nga çfarë na ka mësuar në vitet e fundit, ku ekipi i Tetovës fitonte gjithçka që i dilte përpara në fillimin e kampionatit dhe më pas e ulte disi tempin në fund kur e kishte siguruar objektivin, këtë herë është një histori tjetër.
Te Egnatia nuk po arrin dot të shohin dy fitore radhazi, teksa tani janë mundur në transfertë nga Laci në shifrat 2-0. Goli i parë u shënua nga Prodani në minutën e 11, ndërsa i dyti erdhi pas një perle të Melos nga distanca. Një fitore e madhe për kurbinasit që mundin kampionët e Shqipërisë dhe tani shkojnë e 10 pikëve duke lënë vendin e fundit dhe duke parakaluar Bylisin. Ndërsa Egnatia konfirmon formën e dobët duke numëruar vetëm një fitore në pesë ndeshjet e fundit. /Sport Ekspres/