VIDEO/ Laçi dhe Vllaznia duhet të ndajnë pikët, fitore e pastër për Dinamon që i afrohet më shumë “Final Four”

Laci dhe Vllaznia janë ndalur në një barazim 1-1, në ndeshjen më të rëndësishme të ditës së sotme. Shkodranët nuk kanë mundur dot që fitojnë kundër kurbinasve. Për më tepër që e gjetën veten në disavantazh me golin e Ujkës në minutën e 40. Megjithatë Alivoda arriti që të shënonte golin e barazimit në të 49, duke i dhënë një pikë në këtë transfertë.

Nga ana tjetër, Dinamo ka arritur që të fitojë pastër ndaj Erzenit, 0-4. Një ndeshje ku dinamovitët nuk i lanë asnjë shpresë të vetme kundërshtarit. Pjesa e parë u mbyll në shifrat 0-2 falë golave të Hoxhës dhe Kacorrit. Ndërkohë në fundin e takimit, përkatësisht në minutën e 84 dhe 88, ishin Zabërgja dhe Bardhi që rritën statistikat e fitores. Me këtë fitore, Dinamo i afrohet akoma më shumë Final Four, ndërsa Erzeni vështirëson punën e mbijetesës. /Sport Ekspres/

Alivoda
byu/Albaniafootball insoccer

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online