VIDEO/ Ky do të ishte grupi më i mirë i mundshëm i Shqipërisë në Europian, do të ishim me fat nëse goglat do të na e rezervonin

Shqipëria ka kaluar në Europianin e Gjermanisë si vendi i parë në grup. Kuqezinjtë do të ndodhen në vazon e dytë, atje ku do të shmangin rivalë si Hungari, Turqia, Danimarka, Rumania dhe Austria, që ndodhen në të njëjtën vazo. (Shiko paraqitjen e plotë të situatës në emisionin Koha Shtesë)

Por ndeshjet e sotme do të vendosin edhe fatin përfundimtar të disa Kombëtareve si Turqia, Rumania, Kroacia, Italia dhe Zvicra, rreth vazove në të cilat ato do të ndodhen. Më poshtë keni edhe paraqitjen e ekipeve sesi do të jenë të ndarë në vazo, ndërsa vlen të theksohet se Greqia, Polonia dhe Ukraina pritet që të dalin me biletë nga rruga Play Off, pasi janë ekipet më favorite në ndeshjet që do të zhvillohen atje.

Në vazon e katërt janë të siguruara Serbia dhe pritet të jetë, edhe Greqia. E nëse kjo do të ndodh, mes 6 rivalëve, Shqipëria mund të përballet me Serbinë ose Greqinë. Por cili do të ishte grupi më i mirë i Shqipërisë? Do të ishim shumë me fat nëse në grup do të na binte: “Portugalia, Shqipëria, Sllovenia dhe Greqia”. Kështu mund të shijonim një kalim përtej grupi dhe sigurisht një fitore kundër Greqisë, pasi në bazë cilësisht, Shqipëria qëndron më lart se ky rival. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *