VIDEO/ Kush dyshonte te ky talent? Ernest Muçi është heroi i Tiranës, mund i vetëm Laçin

Tirana arriti të fitonte me rezultatin 1-2 në transfertën e vështirë të Laçit. Trajneri provizor Egbo vazhdon me rezultatet fantastike te bardheblutë, teksa në 3 takime ka grumbulluar 9 pikë. Ndeshja nisi me vështirësi në Laç për shkak të shiut të rrëmbyeshëm dhe gjendjes së rënduar të fushës.

Por me kalimin e minutave gjithçka u normalizua dhe Ignatoviç do të hapte serinë e golave në mesin e pjesës së parë. Nuk kaluan tre minuta dhe talenti Ernest Muçi, që ishte titullar edhe në këtë takim, ka barazuar shifrat.

Pikërisht ky futbollist do të ishte heroi i Tiranës, pasi në minutën e 77 gjeti edhe golin e përmbysjes. Shumë kritika kishte më herët te kjo skuadër për mos aktivizimin e këtij talenti, ndërsa me ardhjen e Egbos, po i jepet më shumë hapësirë dhe besimi është shpërblyer. /Sport Ekspres/

Në ditën e sotme do të luhet java e 16 e Superiores, atje ku do të mbyllen edhe takimet për vitin 2019. Kampionati shqiptar është i ngjeshur si rrallëherë me renditjen. Kështu, Laçi do të luajë ndaj Tiranës, që në kohët e fundit është kthyer te rezultatet pozitive me Egon. Me shumë dyshime ka nisur takimi, pasi fusha është në gjendje të rënduar nga shiu. /Sport Ekspres/

Laçi: Stazhila, Turkaj, Gjioni, Ignjatoviç, Domgjoni, Deliu, Shehu, Lushkja, Xhixha, Nuabueze, Teko

Tirana: Lika, Hoxhallari, Vangjeli, Muça, Doka, Batha, Çelhaka, Kale, Torasa, Kobina, Muçi

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online