VIDEO/ Kur arbitri i ikën rregullave me lëshime! Mbrojtësi bën portierin, i falet në ndeshjen e fundit

Nga Klaudio Ndreca

Ndonjëherë edhe arbitrat bëjnë disa lëshime dhe nuk janë të akullt në punën e tyre. Kjo ka ndodhur në Seria A në ndeshjen që po zhvillohet ende mes Breshias me Sampdorian, që ndodhet në shifrat 1-1.

Kjo ishte ndeshje e veçantë për mbrojtësin 37-vjeçar të Breshias, Daniele Gastaldello. Përballjen e fundit të karrierës po zhvillonte, përballë ish-skuadrës së tij, pasi më herët ka luajtur edhe me Sampdorian. Në minutën e 26 Gastaldello ka marrë rolin e portierit duke hequr një gol të sigurt, që u akordua penallti.

Arbitri do të tregohej paksa “zemërmirë” pasi e kaloi vetëm me një të verdhë dhe e mbajti në fushën e lojës. Gjithsesi penalltia do të gabohej nga ana e Quagliarela për të përfunduar jashtë portës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *