Regi Lushkja është një prej lojtarëve të Tiranës që po jep jo pak kontribut te bardheblutë në rrugën drejt titullit kampion. Mesfushori i njohur ishte i ftuar në emisionin “Ora Sport” që transmetohet në “RTV Ora”.
Përpos diskutimeve për Tiranën, Lushkja ka treguar edhe tatuazhet e tij. Mes tyre ajo që binte në sy ishte tigri. Vetë futbollisti ka treguar domethënien, me kuptimin e qartë se në këtë rast tigri zbret në fushën e blertë. Preja e tij është gjithmonë kundërshtari i radhës, por te Tirana dëshirojnë që uria t’i shtohet në këto finale të fundit. /Sport Ekspres/