Mbrëmjen e sotme është luajtur gjysmëfinalja e Kupës së Mbretit mes Barcelonës dhe Realit të Madridit. Ky kompeticion ka rikthyer emocionet e vërteta të “El Clasico”-s, teksa nuk kanë munguar goalt dhe rastet e pastra për shënim. Për të përcaktuar finalistin e parë janë dashur 120 minuta lojë dhe 5 gola të shënuar.
Vinicius zhbllokon rezultatin në minutën e 25, ndërsa në të 41-të Luuk De Jong rikthen përsëri baraspeshën. Pjesa e dytë ka rezervuar përsëri nga një gol për secilin e ekip. Benzema tund rrjetën në minutën e 72-të, ndërsa Ansu Fati kundërpërgjigjet në minutën e 83-të, duke e dërguar ndeshjen në shtesa.
Në 30 minutat e kohës shtesë ishte Reali ai që gjeti golin e fitores. Valverde në minutën e 98 vendos fatin e takimit dhe i siguron kështu madrilenëve një biletë për në finalen e Kupës së Mbretit. Ndërkohë finalisti i dytë do të mësohet pas përfundimit të sfidës mes Atletiko Bilbaos dhe Atletikos së Madridit./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
gol del @UyMadrid
a los 97': Federico ValverdeBarcelona 2 – 3 Real Madrid pic.twitter.com/qB1aaqkI9D
— ?? (@FuteChampagne) January 12, 2022