Zlatan Ibrahimovic ishte në fushën e blertë kundër Spanjës nga minuta e parë, por nuk ka arritur që të lërë gjurmë. Këtu jemi duke folur për gola të shënuar ose asist të dhënë, pasi Suedia humbi në shifrat 1-0. Por suedezi di sesi ta marrë vëmendjen mediatike me sjelljen e tij.
Në një moment, Ibrahimovic ka goditur lojtarin kundërshtar, Azpilicueta, me një lëvizje të “Kung-Fu” që nuk kishte aspak lidhje me futbollin. Kjo goditje e suedezit ka marrë shpërndarje të gjerë në rrjetet sociale dhe më pas ibrahimovic është shtirur si vikt.imë në atë rast. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/
Impressive dribbling by Gavi ? pic.twitter.com/kRvrmZsA0c
— ESPN FC (@ESPNFC) November 14, 2021