Tirana ka arritur një tjetër fitore në Superiore, këtë herë kundër Kukësit. Bardheblutë ia kanë dalë që të fitojnë me shifrat 1-2. Goli i parë u realizua nga ana e Hilës pas një goditje këndi. Mesfushori i Tiranës përfitoi në atë moment dhe arriti që të tund rrjetën në minutën e 50.
Goli i dytë erdhi pas një vallëzimi me topin të Liridon Latifit, që pasoi bukur në zonë dhe atje Albi Doka do të gjente të dytin për Tiranën. Në sekondën e fundit, Beshiraj ngushtoi diferencat, por për Kukësin nuk kishte kohë për një aksion tjetër. Kështu verilindorët mbajnë vendin e fundit me 0 pikë dhe Tirana mban vendin e parë. /Sport Ekspres/