VIDEO/ Kukësi prezanton trajnerin e ri, krahu i djathë i Luçeskut ulet në stolin e verilindorëve

Kukësi ka vendosur përfundimisht për emrin e ri që do të vijë në krye të pankinës së tyre. Vendin e Mirel Josës e zë një italian. Është Diego Longo ai që ka hedhur firmën në kontratë për të drejtuar verilindorët sezonin e ardhshëm. Stoli këtë herë i besohet italianëve, që vijnë me një eksperiencë të madhe nga pas.

Longo ishte krahu i djathtë i trajnerit të mirënjohur, Luçesku, me të cilin ka punuar në një skuadër me traditë si Dinamo e Kievit. Ndërkohë italiani sjell në Kukës Amadeo Di Laten si ndihmësin e tij, ish-portieri që në karrierën e tij ka ruajtur portën e ekipeve si Sampdoria dhe Livorno./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *