VIDEO/ Kukësi merr kryesimin e Superiores, 3 penallti dhe Abazaj humbin identitetin e Teutës

Kukësi ka marrë kryesimin e Superiores, pas fitores së arritur me shifrat 4-0 ndaj Teutës. Një humbje identiteti për durrsakët, që mbrojtjen e kishin si pikën më të fortë, por përballë sulmit më të mirë në letër, kanë dështuar.

Megjithëse dy gola duhet theksuar se erdhën vetëm nga Shkurtaj nga 11-metërshi. Për të thelluar historikun e takimit do të vendoste Kristal Abazajn, që më herët kishte realizuar ndaj Tiranës. Një tjetër penallti është dhuruar në minutat e fundit, por këtë herë ishte Et’hemi që tundi rrjetën. Pas kësaj fitore janë verilindorët që marrin kryesimin e Superiores me dy pikë më tepër se Partizani dhe Laçi. /Sport Ekspres/

Kukësi do të përballet me Teutën për të luajtur ndeshjen e javës së 15 të Superiores. Verilindorët kanë shansin e artë për tu ngjitur në krye të tabelës dhe të shfrytëzojnë humbjen e Partizanit në derbi, teksa janë vetëm 1 pikë larg vendit të parë. Por përballë do të kenë një ekip si Teuta, që për të shënuar në portën e tyre nuk është aspak e lehtë. Durrsakët kanë mbrojtjen më të mirë deri në këto moment në kampionat me vetëm 7 gola të pësuar, ndërsa në 5 javët e fundit kanë pësuar vetëm një herë.

Sa i përket formacioneve, Duro i ka besuar sulmin treshes Gavazaj, Abazaj dhe Shkurtaj për të ndëshkuar mbrojtjen kundërshtare, ndërsa ka hedhur në fushë të njëjtën 11-she me të cilën triumfoi ndaj Tiranës.  Ndërkohë, Shkëmbi i gëzohet rikthimit në fushë të kapitenit Kallaku, ndërsa formacioni nuk ka shumë ndryshime nga hera e shkuar./Sport Ekspres/

Kukësi: Xhika, Maliqi, Teqja, Obanor, Musta, Musolli, Limaj, Gavazaj, Rroca, Abazaj, Shkurtaj.

Teuta: Frashëri, Kuro, Shkalla, Hoxha, Todorovski, E.Vila, Avdyli, L.Vila, Kallaku, Beqja, Nikaç.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online