Kukësi ka marrë sot fitoren e tij të parë në “Abissnet Superiore“ këtë sezon. Verilindorët kanë mposhtur Skënderbeun në Korçë me rezultatin e ngushtë 1-0. Skuadrës së Stavri Nicës i mjaftoi një gol i vetëm për të marrë tre pikët e para në kampionat.
Endri Reçi zhbllokoi shifrat në minutën e 29, kur shënoi një gol që do të kishte zili çdo futbollist. Me një goditje fantastike nga distanca, Reçi shtangu portierin e Skënderbeut dhe i dha Kukësit fitoren. Verilindorët shkojnë në kuotën e 3 pikëve pas 5 javëve të para të kampionatit, ndërsa Skënderbeu mbetet në kuotën e 6 të tillave./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
Skënderbeu (3-4-3): Alia; Prençi, Rabiu, Dumfur; Liço, Shaqe, Merlim, Frashëri; Rashica, Muharem, Nikaj
Kukësi (4-4-2): Tafas; Lamçe, Reçi, Zhongo, Mbarak; Basha, Momoh, Lala, Salami; Hasaj, Beshiraj