VIDEO/ Kukësi merr fitore të madhe kundër Tiranës dhe i gëzon të gjithë në Superiore, Bylisi fiton me afrimin e ri nga Japonia

Kukësi ka marrë një tjetër fitore të madhe, këtë herë ndaj Tiranës. Verilindorët fituan në shifrat 2-0 ndaj bardhebluve në një ndeshje që pati shumë mundësi nga të dy ekipet. Goli i parë u shënua nga Johnson Owuso, teksa Bekaj nuk arriti ta ndalte topin pa kaluar vijën e portës. Më pas duhej sërish një goditje standarte që Bytyqi të vuloste fatin e takimit.

Kështu ekipi i Hallacit merr fitoren jetike dhe i gëzon të gjithë në Superiore pasi kampionati mbetet ende i hapur sa i përket garës për titull. Nga krahu tjetër Shensoji vazhdon të grumbullojë pikë me Bylisin. Një tjetër fitore ka mbërritur kundër Kastriotit me shifrat 1-0. Goli i vetëm u shënua nga Doi në minutën e 78, sulmuesi japonez që u zyrtarizua vetëm tre ditë më parë te ballshiotët. /Sport Ekspres/

Kukësi-Tirana 2-0 Johnson Owuso 30′, Bytyqi 58′

Kukësi: Halimi, Bytyqi, Ebert, Lamçe, Ndreca, Sh.Taipi. Gj.Taipi, Barbosa, Basa, Mbarak, Owuso. Trajner: Rrahman Hallaçi

Tirana: Bekaj, Përgjoni, Behiratcke, Najdovski, Ismajlgeci, Aleksi, Hila, Deliu, Gjumsi, Hasani, Patrick. Trajner: Orges Shehi

Bylis-Kastrioti 1-0 Doi 78′

Bylis: Teqja, Trumçi, Zguro, Esquerdinha, Felipe Souza, Damçevski, Loran, Janku, Qardaku, Kaçorri, Maçolli. Trajner: Naxhi Shensoi

Kastrioti: Sali, Kodra, Stojanovic, A.Selmani, Rami, Karakaçi, Hasani, Greca, S.Selmani, Mehmeti, Zogaj. Trajner: Ardian Mema

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *