Kukësi-Erzeni 0-2 Alan 45′, Nonato 61′
Kukësi po vazhdon në një situatë aspak të mirë dhe mban vendin e fundit në tabelë. Këtë herë si objektiv do të jetë shpëtimi në Superiore dhe jo arritja në Europë. Në ditën e sotme verilindorët kanë humbur me shifrat 0-2 ndaj Erzenit.
Gjithçka nisi me një humbje penalltie të Bashës në minutën e 36. Shtylla do ta ndalte këtë lojtar dhe Erzeni mori zemër nga ky rast. Në minutën e 45 do të vinte goli i parë me Alan që u gjend para portierit kundërshtar.
Kështu u mbyll pjesa e parë, teksa në të dytën ishte sërish Erzeni që shënoi. Nonato gjeti golin me topin që kaloi vijën, por arbitri nuk e pa të tillë dhe vazhdoi lojën. Më pas ishte VAR që shqyrtoi rastin duke i dhënë golin me të drejtë Erzenit. /Sport Ekspres/
Kukësi: Halimi; Dragoshi, Ilieski, Bytyci, Ndreca; Abdou, Sh. Taipi; Basa, Gj. Taipi, Haxhiu; Daci
Erzeni: Xhika; Iljazi, Enck, Sadiki, Peposhi; Krivicici, Mehmeti; Kadriu, Alan, Ademi; Nonato