Një sezon i dështuar do të jetë ky për Kukësin nëse nuk do të fitojë Superioren, teksa pavarësisht investimeve të mëdha nga ana e Gjicit, janë eliminuar edhe nga Kupa e Shqipërisë. Takimi i mbyllur në shifrat 2-1 nga Teuta ka bërë që të jenë durrsakët që të shkojnë në finalen e këtij kompeticioni. Ndërkohë Kukësi ka bërë një reagim duke ia faturuar eliminimin gabimeve të arbitrave. /Sport Ekspres/
Reagimi i plotë
Në një nga ndeshjet më të rëndësishme për ekipin tonë, protagonist bëhet sërish arbitri. Eliminimi në gjysmëfinalen e Kupës erdhi si pasojë e dy gabimeve të gjyqtarit të ndeshjes dhe asistentit të tij.
Në minutën e 73, Çyrbja i merr topin me faull mbrojtësit Krasniqi para syve të asistentit Bregasi, megjithatë nuk akordohet faull dhe nga ky aksion erdhi goli i barazimit.
Pak minuta më vonë, krosimi i Kallakut gjen në pozicion jashtë loje mbrojtësin Rustem Hoxha i cili shënon me kokë, por për asistentin goli ishte i rregullt.
Më poshtë keni pamjet filmike, gjykimet e të cilave mund t’i bëni vetë.