Kukësi-Bylis 1-0 Shkurtaj 40′ p
Kukësi ka bërë detyrën ndaj Bylisit duke fituar me shifrat 1-0, falë golit të realizuar nga Vasil Shkurtaj nga pika e penalltisë. Por ky 11-metërsh ka hapur shumë polemika, teksa futbollistët ballshiotë nuk e kanë pranuar për asnjë moment vendimin e arbitrit duke vendosur duart në kokë.
Sulmuesi i verilindorëve është treguar gjakftohtë dhe e ka dërguar Hidin në krahun tjetër, me të vetmin gol të shënuar që ka mbyllur edhe historinë e takimit. Kështu ekipi i Shehit nuk i bën një tjetër dhuratë Tiranës pas gabimit të fundit që bënë në humbjen ndaj Laçit. Një fitore kjo që e mban ende në garë Kukësin për titullin kampion, megjithëse mënyra sesi paraqitet dhe fiton nuk bind për të mbërritur deri te objektivi madhor. /Sport Ekspres/
Kukësi: Xhika, Teqja, Krasniqi, Musta, Musolli, Limaj, Et’hemi, Rroca, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj
Bylisi: Hidi, Goxha , Shkalla, Janku, Peposhi, Hadroj, Ndreca, Ujka, Qardaku, Mëllugja, Malçi