Kukësi-Flamurtari 4-1 Abazaj 4′, Shkurtaj 27′, 42′, 62’/ Hoxhaj 48′
Kukësi nuk është dorëzuar për titullin e Superiores dhe po arrin që t’i fitojë të gjitha finalet që i kishte vendosur si qëllim vetes pas rënies së pandemisë. Verilindorët kanë arritur të fitojnë me rezultatin e thellë 4-1 ndaj Flamurtarit, me serinë e golave që e hapi Abazaj.
Ky i fundit ishte i papërmbajtshëm për kundërshtarët, duke e ndalur bukur topin në cepin e djathtë. Për të vazhduar me tripletën e Vasil Shkurtajt, që ka marrë vendin e protagonizmit ashtu si edhe dje te Partizani, me Eraldo Cinarin.
Megjithatë sulmuesi i Kukësit e kishte detyrën më të lehtë, pasi shërbehej me portën thuajse të boshatisur nga shokët e skuadrës. Golin e vetëm të nderit për Flamurtarin e realizoi Hoxhaj, që i dërgoi shifrat përkohësisht në 3-1, por pa arritur të ndezë shpresën te vlonjatët. Pas kësaj fitore Kukësi i afrohet me gjashtë pikë Tiranës, ndërsa pret hapin e gabuar të kësaj të fundit ndaj Teutës. /Sport Ekspres/
Kukësi do të përballet në ndeshjen e sotme ndaj Flamurtarit, duke kërkuar mbylljen e detyrave të shtëpisë për të vazhduar ëndrrën e titullit kampion. Nga ana tjetër vlonjatët kanë rënë matematikisht në Kategorinë e Parë, por kërkojnë që të lënë gjurmën e tyre në kampionat, duke qenë faktor ndikues edhe në sfida të tilla.
Nëse do të arrijnë që të marrin pikë ndaj Kukësit, atëherë në një farë mënyrë i shtrojnë rrugën e titullit Tiranës. Gjithsesi kjo do të jetë e vështirë pasi Shehi nuk ka kursyer asgjë nga cilësitë që zotëron skuadra, duke hedhur në fushë më të mirët.
Kukësi: Xhika, Teqja, Lulaj, Musta, Limaj, Rroca, Et’hemi, Gavazaj, Abazaj, Shkurtaj
Trajner: Orges Shehi
Flamurtari: Moçka, Muçollari, Gocaj, Qarri, Vrapi, Karlos Henrike, Ramos, Rrapaj, Souza, Ribaj, Hoxhaj
Trajner: Marcelo Troisi