VIDEO/ Kukësi e godet me lojtarin që e prisnin më pak të shënonte, Erzeni shtanget në fundin e ndeshjes

Erzeni-Kukësi 1-1 Ademi 25’/ Barbosa 90′

Erzeni dhe Kukësi e kanë mbyllur takimin e tyre në barazimin 1-1. Vendasit kaluan në avantazh në pjesën e parë falë golit të Ademit në minutën e 25. Ekipi i Hallacit kishte mundësinë e artë për të barazuar me Gjelbrim Taipin në minutën e 65. Penalltia e fituar nga Basha nuk u shfrytëzua nga kapiteni, i cili goditi shtyllën nga 11-metrat.

Kur pritej që Erzeni të fitonte, Kukësi e ndëshkoi. Për më tepër ishte Barbosa që arriti të shënonte pas një krosimi fantastik të Hasaj, pikërisht sulmuesi që nuk njihet për marrëdhënie të mirë me golin. Pas barazimit të ardhur në të 90, Kukësi kishte edhe një rast të mirë me Ndrecën në sekondat e fundit të lojës, por ky i fundit nuk e arriti dot topin për fare pak, që do të rezultonte fatal për Erzenin. /Sport Ekspres/

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online