VIDEO/ “Kukës Arena” gati të hapë dyert, Gjici sheh nga afër punimet: Për pak ditë ekipi i zemrës do të zbresë në fushë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Pak ditë ka mbetur dhe pritja do të marrë fund. “Kukës Arena” është në fazën e fundit dhe do të jetë gati të hapë dyert për të gjithë kuksianët. Presidenti i Ndereit të Kukësit, Safet Gjici, ka parë sot nga afër punimet në stadiumin e rikonstruktuar të qytetit, që tashmë do të përmbushë edhe kriteret e UEFA-s për të zhvilluar ndeshje në Kupat e Europës. Gjici ka shpërndarë një video nga pamja e re e stadiumit, ndërsa në faqen e tj zyrtare shkruan se për pak ditë skuadra do të shkelë në fushën e gjelbër të “Kukës Arena”-s.

“Vazhdon puna pa ndërprerë, në stadiumin “Kukës Arena”. Për pak ditë, stadiumi do të jetë gati dhe ekipi i zemrës, do të zbresë në fushën e gjelbërt të Kukësit. E gjithë vëmendja për ju! Të gjithë bashkë për Kukësin që duam”, ka shkruar Safet Gjici./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *