Pas fitores bindëse në Ligën e Kampionëve, Juventusi gjen paqe edhe në Serinë A. Pas një serie rezultatesh negative, bardhezinjtë janë rikthyer te fitorja në kampionat. “Zonja e vjetër” ka mposhtur Fiorentinën me shifrat e ngushta 1-0, me golin që ka ardhur vetëm në momentet e fundit të ndeshjes.
Kur kronometri shënonte minutën e 91-të, Kuadrado shpik një gol nga një kënd i ngushtë. Diagonalja e kolumbianit përfundon në rrjetë dhe Alegri më në fund mund të qendronte i qetë për tre pikët, të cilat janë siguaruar pas shumë “vuajtjesh”. Ndërkohë për afro 15 minuta, Juventusi ka luajtur me një lojtarë më shumë në fushë, teksa Milenkoviç është larguar përpara kohe për shkak të një kartoni të kuq./Halit Dellibashi-Sport Ekspres/
https://twitter.com/Seb0u75013/status/1457058835806441472